Grabitën argjendarinë, arrestohen autorët
Update - Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave në lidhje me grabitjen e argjendarisë në zonen e “Selvise”. Sipas zëdhënëses së Policisë së Tiranës në pranga përfunduan shtetasi Redi Donrrolli 27 vjec lindur dhe banues në Shkodër, me precedentë penale dhe i arratisur nga burgu, si dhe Klodian Martini 28 vjec, lindur dhe banues në Dibër.




14:17 Një argjendari në zonen e “Selvise”, në kryeqytet, është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar nga policia. Mësohet se grabitësit janë përleshur edhe me punonjës të policisë private e cila kishte nën ruajtje argjendarinë.


Sipas policisë argjendaria ishte prone e vajzes së Rrapo Sinanajt, vrare një vit me pare nga Viktor Gusho. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori