Amsterdami gjen zgjidhjen për të larguar turistët nga lagjja me drita të kuqe

Zyrtarët e Amsterdamit po mendojnë të ndërtojnë një “qendër erotike” për të tunduar turistët, në mënyrë që të shmanget fluksi te lagjja me drita të kuqe.

Më shumë se 17 milionë njerëz vizitojnë qytetin çdo vit, duke krijuar një kaos të vërtetë në këtë zonë të mbipopulluar.

Kryebashkiakja Femke Halsema synon të ulë nivelet e turizmit në Amsterdam, duke kërcënuar madje se do t’i ndalojë të huajt që të blejnë kanabis në kafenetë e famshme. E gjithë kjo bëhet me qëllim reduktimin e numrit të turistëve.

Zona e dritës së kuqe, ku punonjëset e seksit reklamojnë shërbimet e tyre në dritare tërheq masivisht turistët, ku nuk mungojnë as shqiptarët. Punonjësit e seksit kanë raportuar se ngacmohen shpesh nga vizitorët dhe grupet e turistëve.


Shtuar 19.02.2020 22:50