Gouen: Pavarësia e Kosovës është një opsion i hapur
Pëlqej
Albeu.com
”... Ne po bëjmë përpjekje të mëdha në përcaktimin e statusit përfundimtar të saj, por për këtë nevojitet edhe një përkushtim i madh i politikanëve kosovarë”, ka thënë Gouan.Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Dejvid Gouan ka mbështetur qëndrimin e drejtorëve politik të ministrive të jashtme të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit Plus, se pavarësia e Kosovës nuk është përjashtuar si mundësi e zgjidhjes së problemit.

Gouan, është takuar në Prishtinë me kryeministrin Bajram Kosumi, duke diskutuar me te rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe për nivelin e përmbushjes së standardeve.
”Pavarësia është një opsion për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ne po bëjmë përpjekje të mëdha në përcaktimin e statusit përfundimtar të saj, por për këtë nevojitet edhe një përkushtim i madh i politikanëve kosovarë”, ka thënë Gouan.
Shtuar më 26/04/2005, ora 18:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori