Goranët kërkojnë bashki
Komunat e zonës së Gorës kërkojnë të bashkohen dhe të krijojnë një bashki të tyren. Propozimi është bërë nga kryetari i komunës së Shishtavecit, Dilejman Nela, e mbështet në faktet historike dhe gjeografike të zonës.

"Zona e Gorës asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Kukësit dhe Krahinës së Lumës. Kjo ndarje territoriale duhet të marrë parasysh faktet historike. Kemi qenë gjithmonë komuna administrative nga Kukësi. Kemi një gjuhë sllave, kemi statusin e një pakice etnike kulturore", thotë Nela. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2014, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori