Google gjobitet me 4.3 miliardë euro
Google është gjobitur me 4.3 miliardë euro për shkak të sistemit android të telefonave.

Komision Europian tha se kompania ka përdorur sistemin Android për të forcuar pozitat e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet.

Kompanisë mëmë të Google, Alfabet, i është dhënë 90 ditë kohe për të ndryshuar praktikat e biznesit ose do të përballet me gjoba deri në 5% të të ardhurave të saj ditore.

Kompania mund ta përballojë gjobën lehtësisht, por e ka cilësuar atë si të padrejtë.

Komisioni Europian ka gjobitur më parë Google me 2.4 miliardë euro, masë kjo e cila është apeluar nga kompania. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori