"Golfi" shkrumbohet në flakë në Elbasan, shkaqet mbeten mister
Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Elbasan gjatë mëngjesit të sotëm.

Mësohet se bëhet fjalë për një makinë tip “Golf IV” me targa AA 290 KN, e cila u dogj për shkaqe ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, ndërsa vendi ku automjeti ka marrë flakë është pranë selisë së PD në qarkun e Elbasanit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një makinë zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori