Theu rekordin, Maradona me urim special për Mertens (VIDEO)

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona ka uruar sulmuesin Dris Mertens për arritjen si golashënuesi më i mirë i Napolit.

Maradona falenderoi futbollistin belg për kontributin e vazhdueshëm që po jep për Napolin pasi ai realizoi në ndeshjen e dytë kundër Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

“Ç’kemi miku im, Dris! Jam krenar për ty që theve rekordin tim, sepse në këtë mënyrë Napoli bëhet më mirë çdo ditë që kalon. Dua të kemi një skuadër që të tejkalojë atë ekip me të cilin unë luajta dikur. Disa muaj më parë, Mertens tha se dëshironte të më jepte fanellën e tij. Unë e regjistrova këtë video, sepse e dija që ai do të kalonte Marek Hamsik si golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit”, shprehet Maradona.

Ndaj Interit, Mertens realizoi golin e 122-të personal me Napolin duke u renditur si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.


Shtuar 16.06.2020 10:31