“Dridhet” Interi, Newcastle e ka seriozisht për Brozovic

Newcastle do të ketë që në janar një buxhet të paktën prej 50 milionë paund për të përforcuar skuadrën.

Në pritje edhe të një trajneri të ri janë shumë emra që përfluiten për t’u afruar në merkaton e dimrit dhe një prej tyre është Marcelo Brozovic. Kroati është një nga pikat e referimit te Interi por kontrata është drejt skadimit dhe bisedimet nuk po ecin mes palëve.

Newcastle nuk ka problem t’i dyfishojë pagën apo t’i ofrojë deri në 7 milionë euro në sezon lojtarit i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në Premier League.


Shtuar 20.10.2021 15:37