Golemi në Prokurori: Dëshmova gjithçka që dija
Pëlqej
Dy anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi dhanë sot në Prokurori dëshminë në lidhje me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Zonja Meksiu shpreh shkurtimisht se bashkëpunoi me prokurorinë për këtë skandal, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e medieve se nuk mund të fliste më tepër për shkak të vazhdimit të hetimeve për vjedhjen.

“Iu përgjigja një ftese të prokurorisë për bashkëpunim në këtë çështje dhe në respekt të hetimit, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Më shumë se kaq nuk mund t’ju them”, u shpreh ajo.

Ndërkohë anëtarja tjetër e Këshillit Mbikëqyrës, Ela Golemi, e cila ka qëndruar për rreth një orë në prokurori, u shpreh për mediet se dëshmoi në organin e akuzës gjithçka që ajo dinte, mbi vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit.

“Dëshmova çdo gjë që më pyeti prokurori, kaq mund të them, gjithçka që di i thashë në prokurori”, u shpreh Golemi.

Pyetjet e Prokurorisë kanë pasur në fokus, detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore të Këshillit Mbikëqyrës lidhur me sigurinë që ofron Banka e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori