"Goja jote po shkatërron familjen", 3 minutat e ferrit të Liljana Rukos
Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja e Liljana Rukos në Fier.
Gazetari i “TV Klan”, Dashamir Biçaku ka dhënë detaje në emisionin “Opinion” lidhur me sherrin e çiftit Ruko.

Sipas Biçakut, gruaja dhe bashkëshorti vrasës janë grindur me njëri-tjetrin në dhomën e pritjes në sy të fëmijëve.

“Të lutem mos vazhdo më por qetësohu dhe ta zgjidhim me qetësi këtë punë”, i është drejtuar gruaja bashkëshortit të saj teksa ai e përplaste në tokë.

“Goja jote e ndyrë po më shkatërron familjen”, mësohet t’i ketë thënë Fredi Ruko bashkëshortes përpara se ta çonte me dhunë drejt tualetit.

Sipas Biçakut, burrit iu deshën 3 minuta që ta hidhte gruan nga dritarja e tualetit në katin e katërt.

Gjatë kësaj kohe ajo bërë ç’mos që ta ndalte, por nuk ja ka arritur qëllimit. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2016, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori