Godo: Tryeza pa opozitën, e padobishme
Pëlqej
Sabri Godo
Politikani veteran, Sabri Godo, e konsideron si të dështuar tryezën e organizuar nga Partia Demokratike për reformën zgjedhore. Sipas tij, dështimi i tryezës vjen si pasojë e faktit se në këtë tryezë nuk është pjesëmarrëse opozita dhe se palët nuk kanë vullnetin e duhur për ta miratuar ligjin e ri zgjedhor, sipas rekomandimeve të bëra nga OSBE-ODHIR-i.

Godo thekson edhe domosdoshmërinë e bërjes së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, pa bërë ndryshime nuk do të ketë as zgjedhje demokratike, as qeverisje të mirë dhe as stabilitetit politik në vend.
Shtuar më 01/11/2010, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori