Godo thirrje qeverisë:Të shpallet “non-grata” ambasadori grek
Albeu.com
Politikani i njohur Sabri Godo ka bërë sot një thirrje tjetër për qeverinë shqiptare. Ai theksoi se ambasadori grek duhet te shpallet “non grata” nga qeveria shqiptare.Godo disa ditë më parë i ka kërkuar kryeministrit Berisha që të shkarkoj kryetarin e bashkisë Himarës Vasil Bollano, kësaj here kërkon shpalljen si të padëshirueshëm të ambasadorit Kostandinos Kokonis i cili një ditë më parë nga Erseka ka mbështetur deklaraten e Bollanos për Vorio Epirin. Sipas Godos fakti që deklarata të tilla për pavarësinë e Vorio Epirirt po shtohen do të thote se ato kanë një mbështetje zyrtare. R. Çipuri, gazetastart.com
Shtuar më 28/04/2007, ora 17:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori