Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Godo: Dosjet e Wikileaks zbardhin ngjarjet e vitit '97
Pëlqej
Sabri Godo
Politikani sabri Godo është i mendimit se dokumentet që po bëhen publike nga Vvikileaks, do të zbardhin të vërtetën e ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri.

"Për një gjë jam i bindur që në ato ngjarje atëhere ka patur ndërhyrje nga jashtë. Nuk ka qenë cdo gjë e kurdisur përbrenda. Askush nuk kishte mundësi ti jepte përmasa të atilla ngjarjeve të '96-tës pa një ndërhyrje dhe mbështetje nga jashtë. Si ka qenë, në cforma është bërë, deri ku ka shkuar, të gjitha këto mbeten për tu parë. Gjithësesi janë ngjarje të së kaluarës që nuk duhet të kenë ndonjë ndikim të madh në zhvillimin e marrëdhënieve aktuale. Por shënimet duhen mbajtur", tha historiani Sabri Godo.

Lidhur me pretendimet e një ndikimi të dukshëm amerikan në rrezimin e paktit detar me Greqinë, komenti i Godos është ky: "Mua nuk do më dukej ndonjë habi e madhe, të kishte ndonjë lloj ndikimi të tërthortë të Amerikës, kjo ka të bëjë me interesat strategjike në tërësi, por dhe me politikën që ndiqet ndaj një vendi në vecanti.

Në cdo rast Amerika ka mbrojtur interesat tona. Kjo do të provokojë një debat ku do të përfshihet e gjithë bota. Unë e shoh si gjë të dobishme, mbase qeveritë do të vihen në vështirësi, ai që nuk njeh të kaluarën është i destinuar të përsëritë gabimet".
Shtuar më 29/11/2010, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori