Godo: Berisha të shkarkojë nga detyra Bollanon dhe të caktojë datën e zgjedhjeve p&
Albeu.com
Historiani i njohur Sabri Godo ka quajtur si një llafazan që nuk di të se ç’flet kryebashkiakun e Himarës Vasil Bollano dhe i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për ta pushuar atë nga puna.Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Godo u shpreh se “ky oerson është një llafazan që duhet hequr nga administrata. Nëse nuk e bën Berisha këtë atëherë ai nuk sillet në mënyrë të përgjegjeshme për një çështje të rëndësishme. Kam shpresë që Berisha do të mbajë një qëndrim.”.

Sipas tij, hapi i parë që kryeministri duhet të ndjek është pushimi i Bollanos nga detyra dhe caktimi i datës së zgjedhjeve për këtë zonë. “Hapi i parë është ta pushojë atë dhe të bëhen zgjedhje të reja në Himarë dhe të zgjidhet njeriu i duhur për të drejtuar himariotët që janë shqiptarë.”, tha zoti Godo. start
Shtuar më 24/04/2007, ora 17:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori