Godo: Arsimi në Shqipëri punë e shqiptarëve; Grekët të mbajnë vendin e tyre
Albeu.com
Ish kryetari i Partisë Republikane dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Shqipërisë, shkrimtari i njohur sabri Godo, ka reaguar ashpër kundër deklaratve të ambasadorit grek në Tiranë në lidhje me hapjen e shkollave greke edhe në Korçë.Pjesëmarrës në një forum të republikanëve në Korçë, zoti Godo tha se çështja e arsimit në Shqipëri është diçka që i përket vetëm autoriteteve shqiptare dhe se nuk janë grekët ata që duhet të na tregojnë se çfarë shkollash duhet të hapim e çfarë gjuhesh duhët të mësojmë. “Nuk na duhet greqishtja për tu marrë vesh me botën. Për të komunikuar me botën na duhet anglishtja. Nuk duhet të vijnë të tjerët e të na thonë se çfarë shkollash të hapim. Nuk ka nevojë të hapim shkolla greke në një vend ku nuk ka pasur kurrë minoritet grek.”, tha Godo. start
Shtuar më 15/10/2006, ora 20:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori