Goditja e fundit për Tahirin, ekspertët e FBI kanë informacione tronditëse
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka bërë një deklaratë të fuqishme në News 24 kur tha se ekspertët e FBI kanë informacione tronditëse dhe se shumë shpejt do dalin në dritë fakte të reja.

"Ndoshta do të dalin edhe funksionarë të tjerë që do të arrestohen por këtë duhet t’ia lëmë drejtësisë. Unë do të doja shumë që Tahirin dhe këdo tjetër ta shihja të gërmushej para gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. Do doja Edi Ramën të shkonte të asistonte para gjyqtarëve të Krimeve të Rënda.

Do doja ta shihja si do t’i etiketonte të gjithë gjyqtarët që po i bëjnë varrin lidhjeve të krimit me politikën. Saimir Tahiri ka prerë biletën e vet. Kaq sa ka dalë është pak, për zyrtarë të niveleve të ndryshme. E gjithë kjo është Edi Rama.

Fokusi është atje. Fakti që SHBA-të sjellin ekspertë të FBI-së nuk janë duke ja sjellë Edi Ramës por po i lidhin duart. Nuk mund të mburret ai se po bën luftë kundër drogës, kur e mbushi vendin dhe po arreston 5-6 fakirë”.
Shtuar më 22/10/2017, ora 21:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori