Policia
italiane ka arrestuar një
shqiptar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij shtatzëne.
Mediat
italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Castelfranco rreth orës 19:45, pas një konflikti për motive të dobëta.
I riu
shqiptar, i moshës 21-vjeçare kishte goditur me
shkelma dhe shpulla
bashkëshorten e tij po shqiptare.
Gjatë sulmit, gruaja kishte pësuar lëndime dhe u dërgua në Spitalin e Modenas. Ndërsa bashkëshorti i saj u arrestua.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 17:08