"Goditi efektivët me sende të forta", shoqërohet në polici "Ujku i Cërrikut"
Më shumë se 40 persona janë shoqëruar në polici mbremjen e djeshme dhe gjatë natës për dhunen e ushtruar në protestë.

Sipas burimeve bëhet e ditur se mes të arrestuarëve ishte dhe 42-vjeçari, Saimir Rexhepi nga Cërriku apo siç njihet ndryshe me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”.

Ujku i Cërrikut”, u bë i “famshëm” në disa dalje në media. Të njohur e bëri Arian Çani duke e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë’ nga ku “Ujku i Cërrikut" jepte mesazhe "befasuese".

Ujku” shfaqte "talentin" e tij teksa sulmonte personazhet e tjerë në emisionin e Arian Çanit.

"Ujku i Cërrikut" është personazh i njohur edhe për policinë pasi në të kaluarën është dënuar me 6 vite burg për trafik droge. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori