Goditet me grushte deputeti i PD-së
Deputeti në detyrë i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha është goditur sot paradite me grusht gjatë një takimi të kësaj force politike.

Në kohën kur anëtarët e PD po prisnin Bashën, është goditur nga njëri prej tyre deputeti aktual Bedri Hoxha.

Hoxha është dërguar në spital për t’u mjekuar, ndërsa disa dëshmitarë pohojne se personi që e ka qëlluar është i afërm i deputetes Dhurata Çupi, e cila është rizgjedhur për një mandat të dytë, si e para e listës së PD në Dibër.

Arsyet e dhunës mbeten të paqarta.

Incidenti është përmendur edhe nga Basha në takim me antarësinë. Basha ka thënë që duhen ulur gjakrat që të mos ndodhin ngjarje të tjera si kjo e sotmja. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2017, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori