Financimet e partive politike, Celibashi: Palët janë ndërgjegjësuar, të respektohet Kodi Zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në një tryezë ku u diskutua financimi i partive politike, theksoi se ligji për këto financime duhet të përmirësohet. Ai gjithashtu tha se palët janë ndërgjegjësuar.

“Theksoj se nuk e konstatoj arrogancën e partive politike për ta shpërfillur hapur atë që ka sanksionuar Kodi Zgjedhor në raport me financimin e politikë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë problem si parti politike në qasjen e tyre në lidhje me financimin, por duhet ta themi se të gjithë përpiqen. Ky është një hap i mirë le të themi, pasi duket sikur palët janë të ndërgjegjësuar për rëndësi që ka zbatimi i këtyre normave ndoshta edhe frikën për të mos u sanksionuar. Takimi i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh që do të zhvillohen. Do të vazhdojmë të konsultohemi në lidhje më të gjitha ndalimet apo lejimet që Kodi Zgjedhor ka për sjelljet. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë, sa është vlera e financimit. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ke në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale në tërësi”, u shpreh ai.


Shtuar 23.11.2022 10:00

Tags: