Katër të rinj të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë të celularëve në kryeqytet janë arrestuar sot gjatë një operacioni të bluve të Tiranës.
Të arrestuarit janë.
- Indrit Engjellush Bylyku, 23 vjeç, banues në Tiranë,
- Leonard Petrit Ndou, 18 vjeç, banues ne Selitë Tiranë,
- Mino Novrus Zotaj, 19 vjeç, banues në Tiranë,
- Eno Dashnor Barolli, 19 vjeç, banues në Tiranë,
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë telefonin celular të një shtetasi, nën kërcënimin e një
mjeti të ftohtë (kacavide).
Nga veprimet proçeduriale e hetimore të kryera është bërë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i disa vjedhje me dhunë me këtë tendencë, ku shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se kanë realizuar në zona të ndryshme të Tiranës vjedhjen me dhunë të celularëve të shtetasve të ndryshëm. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014,
ora 15:11