Goditet grupi i adoleshentëve që bënë kërdinë me vjedhje në Lezhë
Një grup adoleshentesh nga Lezha që ishin kthyer në makth për qytetarët pasi u vidhin, çantat, telefonat dhe sendet me vlerë janë vënë në pranga nga policia.

Ditën e djeshme Policia raporton se janë arrestuar dy shtetas me inicialet E.M. dhe K.F. si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet P.D.

Njoftimi i plotë i ploicisë:

Më datë 30.06.2017, rreth orës 12:30, është marrë njoftim nga një shtetase se persona të panjohur nga ana e saj , i kanë vjedhur çantën e shpinës me sendet personale brenda.

Menjëherë pas njoftimit, është organizuar puna policore dhe janë identifikuar si autorë të kësaj vjedhje, 3 shtetasit e mitur :
– E.M. 14 vjeç , banues në Lezhë

– K.F. 14 vjeç, banues në Lezhë të cilët u arrestuan në flagrancë.
Ndërsa shtetasi P.D. 14 vjeç , banues në Lezhë është shpallur në kërkim.

Në cilësinë e proves materiale u është gjetur dhe sekuestruar çanta e vjedhur e shtetases, si dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar, shtetasit E.M. i është gjetur në çantën e tij, një pistoletë Ekol ( simuluese zhurme) me krehër me 9 fishekë.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar , se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet që janë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë, konkrerisht :

– Më datë 21.06.2017 , në qytet në Lezhë, dyshohet se i kanë vjedhur një varëse floriri shtetases M.M. banuese në Lezhë.

– Më datë 26.06.2017, në Shëngjin në plazh, dyshohet se i kanë vjedhur 2 telefona dhe 100 Euro , shtetases V.B. banuese në Kosovë
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 134/2 dhe 280 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori