Goditet dyshja e shpërndarësve në Tiranë, si i zbuloi policia
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor "Baldushku" duke arrestuar dy persona.

Në pranga ranë: B. Z., 22 vjeç dhe F. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas policisë, F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike cannabis sativa dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë, është konstatuar i ndaluar automjeti në posedim të shtetasit F. A., i cili ishte së bashku me shtetasin B. Z.

Nga kontrolli në automjet dhe në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy aparate celular, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të shtetasit F. A.

Materialet procedurale të do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit B. Z. dhe për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe ”Kultivim i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit F. A.
Shtuar më 27/05/2020, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori