"Godet" Nard Ndoka: Shtetit po i vjen era m...
Kryetari i PDK, njëkohësisht deputeti Nard Ndoka duke komentuar protestën e sotme të opozitës, thotë se kryeministri Rama është kapur ‘mat’, ndërsa LSI ne befasi.

Sipas tij, Rama “po e përfundon mandatin me turp”.

“I mundur, se nuk pranoi standardet, i mundur, se nuk pranoi konsensus, i mundur, se nuk pranoi sistemin dhe opozitën”.

Statusi i Nard Ndokes:

Rama është kapur mat, LSI në befasi!

Basha e Opozita ngjitet, kauza triumfon!

Situate konfuze, shi, natë, protestë, grevë, qëndresë, përpjekje, e pse të gjitha keto?!

Per standarde në zgjedhje, për votim elektronik, thjesht per një fjali të pranuar nga palet me konsensus.

PS dhe te tjerë edhe unë me ta dikur, protestonim me të drejtë për standardet, por pas zgjedhjeve!

Sot PD së bashku me të tjerë edhe unë me ta, po protestojme serish, per standarde, por perpara zgjedhjeve!

Në atë kohë PS-ja e keqperdori konsensusin para zgjedhjeve (duke demtuar kushtetuten dhe deformuar totalisht kodin zgjedhor), duke demtuar pluralizmin dhe subjektet e tjera politike në garë.

Ndaj sot PD-ja dhe Opozita ka të drejtën morale, sepse po kërkon standarde per të gjithë, edhe per vetë PS-në!

Rama është kapur “mat” dhe në “befasi”, një kryeminister arrogant që po e perfundon mandatin me turp!

I mundur, se nuk pranoi standardet, i mundur, se nuk pranoi konsensus, i mundur, se nuk pranoi sistemin dhe opoziten.

I turperuar, se LSI, do ta hedhe në kosh, i turperuar, se ka mbetur vetëm, i turperuar, se shtetit te tij po i vjen era m…!
Sa keq, sa turp, por ama fund i merituar!/Albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori