Godet me sqepar 55 vjeçarin, nis procedimi penal për autorin
Nga ana e policisë së Beratit ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj një shtetasi, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një 55 vjeçar, e ka goditur këtë të fundit me sqepar.

"Nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasit B.Z, 48 vjeç, banues në Berat.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi B.Z., pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin XH.SH, 55 vjeç, banues në Berat, e ka goditur shtetasin XH.SH me sqepar", bën me dije policia.

Të njëjtat burime shtojnë se i plagosuri, pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal të Berat, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet hetimore i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. /albeu.com/


Shtuar më 23/04/2015, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori