Alban Beqiri sot ndaj rusit Vadim Musaev, boksieri ynë me një këmbë në finale

Sot startojnë ndeshjet gjysmëfinaliste për kampionatit botëror të boksit që po luhet në Beograd.

Alban Beqiri sot do të ndeshet ndaj rusit Vadim Musaev dhe vetëm njëri prej tyre do të prejë biletën për në finale. Tashmë Shqipëria ka bërë histori në kampionatin e boksit botëror për arsye se Beqiri arriti të merrte një medalje bronzi ndeshjen e fundit ndaj jordanezit Zeyad Eshaish.

23-vjeçari jordanez ishte një nga favoritët kryesorë për të fituar kampionatin por përgatitja e Alban Beqirit ishte e jashtëzakonshme. Boksieri ynë ishte më i përgatitur fizikisht dhe teknikisht saqë nuk i la hapsira fare kundërshtarit.

Tashmë në një ndeshje të vështirë ndaj rusit, Beqiri do të provojë me të gjitha forcat e tij të kalojë në finale duke e mposhtur kundërshtarin./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 10:06