Godet komshiun me sëpatë e më pas i vret pulën me automatik
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi ka plagosur me sëpatë fqinjin e tij për motive pronësie. Ardian Gazulli u arrestua pasi goditi fqinjin e tij Petrit G, i cili ndodhet në spitalin e Lezhës.

Por jo vetëm kaq, ai ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të banesës së fqinjit, plumb i cili qëlloi edhe një pulë të ndodhur në oborrin e banesës së Petrit G.

44-vjeçari akuzohet për veprat penale të "Kanosjes", "Armëmbajtjes pa leje" dhe "Plagosjes së lehtë me dashje". /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori