Dybala njofton largimin nga Juventus, Buffon me një mesazh emocionues

Tashmë Paulo Dybala ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Juventus që nga sezoni i ardhshëm.

Ai nuk arriti të gjente një marrëveshje me klubin e Juventusit për të rinovuar kontratën, dhe kështu klubi vendosi që ai të largohet me parametra zero në fund të këtij sezoni.

Këtë gjë e konfirmoi dhe argjentinasi ditën e sotme.

Por pikërisht sot, portieri legjendar i futbollit italian dhe botëror, Gigi Buffon, shkruajti një mesazh publik në rrjetin e tij të mediave social, ku fjalët që i dedikoheshin Dybalas ishin tepër emocionuese.

“Ne mbrojtëm të njëjtat ngjyra. Ne kishim veshur të njëjtën fanellë dhe të njëjtën fashë të kapitenit. Ndjem të njëjtat emocione dhe u gëzuam për kaq shumë fitore të arritura së bashku.

Paulo, fat të mirë për të ardhmen tënde”, kështu ishte mesazhi i Buffon për Dybala./ h.ll/albeu.com