GNK: Statusi i Kosoves nuk do te ndryshojë
Albeu.com
GNK nuk është duke përgatitur propozim të ri për zgjidhjen e statusit të Kosovës, siç kishte paralajmëruar ditë më parë zv/kryeministri serb Bozhidar Gjeliq për mediat serbe, ka bërë të ditur Marko Prelec, drejtor i Zyrës për Ballkanin i GNK-së.
“Frikësohem se ka ndodhur një keqkuptim, sepse Grupi Ndërkombëtar i Krizave është duke përgatitur raportin, i cili do t’i analizojë marrëdhëniet serbo-shqiptare që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe se si të përmirësohen ato. Ajo çfarë jemi duke përgatitur nuk është propozim i ri për statusin e Kosovës, i cili tashmë është zgjidhur dhe nuk do të ndryshojë, por është raport për marrëshëniet serbo-kosovare, dhe si të përmirësohen ato”, ka thënë Prelec.

Prelec mendon se marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ndryshojnë para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mirëpo sipas tij, në ndërkohë është kruciale që Serbia të zhvillojë “raporte të mira fqinjësore” me Kosovën.
Shtuar më 05/05/2010, ora 15:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori