"Gjysma ime", çfarë deklaronte Rudina Magjistari për Edi Ramën vite më parë (VIDEO)


Mungesa e një partnereje stabël dhe jeta e tij private u bë në shumë raste objekt kritikash për kundërshtarët e Edi Ramws.

Në verën e vitit 1999 Edi Rama shfaqet në publik nën shoqërinë e një prezantuesje të njohur, 11 vjet më e vogël se ai, por e njohur që në fillim të viteve 90-të, Rudina Magjistari. Revista Klan botoi e para lajmin se mes Ministrit të Kulturës dhe ikonës së ekranit kishte nisur një marrëdhënie dashurie.

Lajmi u përgënjeshtrua, por më vonë u prezantuan bashkë në publik në një dalje në Tv Klan. 4 vite më vonë ajo deklaroi se njiheshin nga larg dhe se për herë të parë janë takuar një nga lokalet e Tiranës.

“Dy njerëz të gjatë si ne, nuk mund të mos i binin në sy njëri-tjetrit”, deklaroi Magjistari. Historia e tyre u bë shpejt publike dhe zuri faqet e revistave dhe gazetave. Nga të gjitha marrëdhëniet publike të Edi Ramës me femrat, ajo me Rudina Magjistarin u komentua më tepër. Në fushatën elektorale të 2003-shit, ata u puthën në skenë. Pas më shumë se 7 vite bashkëjetesë ata u ndanë pa vënë kurorë. Lajmi u bë publik në media në prag të fushatës së vitit 2007. /albeu.com/


Shtuar më 29/03/2019, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori