Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti bën apel për
kujdes, pas lajmit se Tirana
urbane është shumë pranë
imunitetit të tufës për koronavirusin.
Pas publikimit të studimit nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë që thotë se gati gjysma e popullsisë në kryeqytet e ka kaluar Covid-19 dhe ka fituar imunitet prej tij,
mjeku shkruan se ky është një
lajm i mirë, por tani duhet pasur
kujdes.
“Shume
lajm i mire miqte e mi! Tirana
urbane shume prane
imunitetit te tufes! 49.5% e popullates
urbane e ka kaluar infeksionin. Kjo eshte arsyeja pse shohim renie te rasteve dhe shtrimeve.
Kujdes tani, se pjesa me e rrezikshme e malit eshte pjesa e zbritjes. Gjithashtu, qytetet e tjera dhe zonat suburbane kane perqindje me te ulet”, shkruan
mjeku.
Shtuar më 31/12/2020,
ora 09:38