Gjyshja tregon si e gjeti Nazime Visha burrin bullgar: Shtatë herë në Shqipëri për të gjetur nuse
Nazime Visha, vajza që vrau përndjekësin e saj,
Fiqiri Muça, pas daljes nga burgu ka ndërtuar një jetë të re.
nayime vishaAjo është martuar dhe është bërë nënë. Gjyshja e
Nazimes ka rrëfyer për gazetaren e Abc News, Esiona Konomi se mbesa është martuar me një djalë nga Bullgaria.
E moshuara ka treguar edhe momentin se si u njoh mbesa me bashkëshortin, i cili nuk ka shfaqur asnjë lloj kompleksi për të shkuarën e
Nazimes.
“Kishte qenë 7 herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare, Rastisi, u takuan. Ai punon si furnizues dyqanesh. Erdhi vetë në shtëpi. Historinë nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu me thënë të drejtën, por nuk kisha qejf”, rrëfen ajo.
Nazime Visha qëlloi me breshëri automatiku
Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo u dënua me 10 vjet burg. Por tre vjet më pas, ajo u lirua pas një faljeje të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani.
Kjo falje u kërkua nga personalitete të larta, si shkrimtarët Ismail Kadare e Dritëro Agolli, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku dhe violinisti Tedi Papavrami./ abcnews.al
Shtuar më 17/04/2020,
ora 17:50