Gjyshja pret Nazime Vishën jashtë burgut: Kam ardhur nga fusha me vrap
Gjyshja e Nazime Vishës nuk e ka përmbajtur veten sot, teksa ka shprehur të gjithë emocionet pozitive lidhur me lirimin e së resë. Teksa ka bërë falenderimet e rastit, ajo nuk ka lënë pas presidentin Bujar Nishani dhe ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.

Gjatë paradites së sotme, ajo ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët, jashtë burgut të grave tek "Ali Demi" në Tiranë.

"Kam ardhur nga fusha deri këtu me vrap. Falenderoj gjithë gazetarët, jam shumë e gëzuar.

Keni bërë shumë për Nazimen. Falenderoj gjthë shtetin shqiptar, falenderoj Presidentin Bujar Nishani, Presidentin e Drejtësisë, Ylli Manjani.

Prindërit e saj janë në fshat, në Zall-Bastar, nuk janë këtu afër”, tha gjyshja e Nazime Vishës. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2016, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori