Gjyshi gjen nipin të vetëvrarë me pushkë
Pëlqej
Për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike, një 16 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Rreth ores 13:00, në fshatin Podgorije-Maliq, në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri (pushkë) shtetasi E.P, rreth 16 vjeç.

Dyshohet se motivi i kësaj ngjarje mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës. Trupin e pajetë të shtetasit E.P, e ka gjetur gjyshi i tij, në një nga dhomat e banesës.

Grupi hetimor aktualisht po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. /albeu.com/


Shtuar më 20/07/2016, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori