Gjyrmishka: S'ka prova për akuzat e Priftit
Dritan Prifti
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjyrmishka deklaron se nuk rezulton asnjë provë për kontrabandë nafte në periudhën për të cilën akuzon Dritan Prifti, por ka dyshime për kontrabandë nafte në një tjetër periudhë.

I pranishëm në takimin ndërkombëtar të Task Forcës që përfshin policitë dhe doganat e 13 vendeve të Europës Juglindore që po zhvillohet në Durrës, zoti Gjyrmishka i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

"Kemi ngritur vetë grup hetimor për këto akuza. Nuk na rezulton gjë për periudhën që përmend Prifti, por kemi dyshime se kontrabanda e naftës të ketë ndodhurnë një periudhë tjetër”- ka thënë drejtori i përgjithshëm i doganave duke shtuar se së shpejti do dalin rezultat e hetimit lidhur me akuzat për kontabandën e naftës.

Pak ditë pas shkarkimit nga posti i ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti akuzoi për kontrabandë nafte dhe përfshiu në këtë aferë dhe Agron Kuliqin.
Shtuar më 12/10/2010, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori