Gjyqtarja tërhiqet nga gjykimi ndaj 5 punonjësve të Rinasit
Sot nisi seanca për caktimin e masës ndaj 5 punonjësve të Aeroportit të Rinasit. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u tërhoq nga caktimi i masës së sigurisë për dy nga të akuzuarit, njëri prej të cilëve është Fadil Jonuzi.

Tashmë tre te tjerët do të gjykohen nga kreu i kësaj gjykate. Të ndaluarit për grabitjen janë Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënë Tereza; Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS-Albania); Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale; Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2016, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori