Gjyqtarët padisin qeverinë: Duam të na rikthehen pasaportat diplomatike
Gjyqtarët kanë paditur në gjykatë qeverinë. Ata kërkojnë rikthimin e pasaportave të shërbimit diplomatik.

Përmes një dokumenti me shkrim, gjyqtarët sjellin në vëmendje edhe një herë vendimin se ata duhet të gëzojnë një pasaportë të tillë.

Padia e plotë

"Sot, me datë 11.07.2019, dorëzuam në Gjykatën Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, me objekt shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi.

Dëshiroj të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës:

“Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë mgeitur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushretutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka syniar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre".


Shtuar më 11/07/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori