Gjyqi refuzoi shkrirjen e PPD-se ne PDSH
Albeu.com
Sipas informatave nga ana e gjyqit themelor në Tetovë është refuzuar kërkesa e ish kryetarit të PPD-së Abdyladi Vejseli për shkrirjen e PPD-së në PDSH. Jozyrtarisht mësohet se vendimi është sjellë duke marrë për bazë mospasjen e dokumentacionit adekuat nga ana e ish kryetarit i cili i ka deponuar gjykatës themelore në Tetovë. Me këtë vendim edhe juridikisht u legjitimua udhëheqësia aktuale e PPD-së e cila kohë më parë reagoi ashpër ndaj vendimit personal të Abdyladi Vejselit për shkrirjen e PPD-së në PDSH. Këtë vendim e konfirmoi edhe sekretari gjeneral i PPD-së Arjanit Hoxha, duke shtuar se nesër në pres konferencën e paralajmëruar do shpallet edhe publikisht dokumenti gjegjësisht vendimi për vazhdimin e kontinuitetit politik të PPD-së në skenën politike në Maqedoni. Vendimin gjyqësor në PPD e cilësojnë si një dëshmi e cila tregon se PPD-ja si parti e parë politike e shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të zhduket nga skena politike.
Shtuar më 19/10/2008, ora 23:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori