Gjyqi kundër Frrokut, do të pyeten 110 dëshmitarë
Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish deputetit Mark Frroku i cili akuzohet për vrasje.

Ish deputeti po gjykohet për akuzat e vrasjes, pastrimit të parave, fshehje e pasurisë dhe ndërtim i paligjshëm.

Në seancën gjyqësore e zhvilluar të martën e fundit që kaluam ishin 12 dëshmitarë të cilët ishin ftuar me kërkesë të Prokurorisë.

Pjesa tjetër u kërkua nga ana e avokatit mbrojtës të Frrokut, Tonin Prendi.

Mësohet se disa prej dëshmitarëve janë shtetas belg.

Ata kanë dhënë informacione për vrasjen e Frrokut të kryer në Belgjikë.

Frroku akuzohet se ka vrarë Aleksandër Kurtin pas përplasjeve për trafik femrash.

Ndërsa në mesin e dëshmitarëve do të jetë edhe deputeti i PS-së Tom Doshi që do të pyetet. /Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori