Gjyqi, Dajti kërkon përjashtimin e trupit gjykues
I akuzuari për vrasjen e katër punonjësve të policisë Dritan Dajti kërkoi në seancën e sotme gjyqësore përjashtimin e trupit gjykues pasi, sipas tij kishte mosmarrëveshje.


“Kërkoj përjashtimin e trupit gjykues pasi kemi mosmarrëveshje. Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar mbrojtjen për 5 gjyqtarë të gjyqit ndaj meje. Drejtori i ruajtjes së dëshmitarëve dhe gjyqtarëve, Arjan Muça në 2009 ka qenë drejtor i policëve të vrarë. Në seancën e radhës bëjnë mirë të vijnë dhe familjarët e Saimir Duçkallarit, që të mësojnë kush e vrau atë” tha Dajti.


Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin
Shtuar më 26/06/2013, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori