Gjylameti: Shkrime si i ai i "Bild-it" bëhen nga ata që nuk na duan të mirën
Për socialistët, shkrimi i gjermanes "Bild" ku ndër të tjera theksonte se kryeministri Rama ishte përgjuar në një telefonatë kompromentuese sa i përket zgjedhjeve është i sponsorizuar nga opozita.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e PS, Blerina Gjylameti se shkrimi i "Bild" me titullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë” ishte i sponsorizuar nga ata që nuk duan të ardhmen e vendit.


“Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqiperi askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues tëopozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri.”- tha Gjylameti.

Deklarata e plotë
Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë.

Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.

Në Shqiperi askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.

Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues tëopozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri.

Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen.
Shtuar më 15/05/2019, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori