Gjylameti: Ngjarja me Nokën ishte kulmimi i incidenteve
Koordinatorja e Partisë Socialiste për procesin elektoral, Blerina Gjylameti, është shprehur se “ngjarja e sotme me Flamur Nokën ishte kulmimi i incidenteve në Dibër”.

“I bëjmë thirrje deputetëve të PD-së të distancohen nga këto incidente dhe nga qendrat e votimit, sepse po luajnë rolin e vëzhguesve.

Janë 29 deputetë të PD-së që kanë një muaj në Dibër. I bëjnë presion qytetarëve që të votojnë për PD-në?

Ne do të mbikqyrim të gjithë procesin, mbi të gjithë atë të numërimit”, tha koordinatorja e Partisë Socialiste për procesin elektoral. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2016, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori