Gjylameti i zë vendin Tahirit në Tiranë, lista e plotë e PS-së
Kryesia e Partisë Socialiste ditën e sotme ka bërë me dije ndryshimet e drejtuesve politikë të saj në qarqe.

Siç mund t'a shihni në artikullin më poshtë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, do të drejtojë qarkun e Dibrës. Ilir Beqja do të drejtojë qarkun e Kukësit, qark, të cilin e drejtoi deri pak muaj para zgjedhjeve ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Bashkia Kukës do të drejtohet nga Safet Gjici, president i Klubit sportiv “Kukësi” dhe ish-kandidat për kryetar bashkie në Kamzë.

Vendin e Saimir Tahirit, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, e ka zënë Blerina Gjylameti, e cila aktualisht është dhe kryetare e Degës Socialiste të Tiranës.

DREJTUESIT E PS NË QARQE

Qarku Tiranë Blerina Gjylameti

Qarku Kukës Ilir Beqja

Qarku Shkodër Ditmir Bushati

Qarku Dibër Olta Xhaçka

Qarku Lezhë Lindita Nikolla

Qarku Durrës Vangjush Dako

Qarku Fier Gramoz Ruçi

Qarku Elbasan Taulant Balla

Qarku Korçë Niko Peleshi

Qarku Berat Blendi Klosi Qarku

Vlorë Damian Gjiknuri Qarku

Gjirokastër Bledi Çuçi /albeu.com/



Shtuar më 12/01/2018, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori