Gjykim i shkurtuar për Bitrajn dhe Bruzia për vjedhjen në BSH
Lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, gjykim i shkurtuar është dhënë për Bitrajn dhe Bruzia. Sot gjykata ka pranuar kërkesën për gjykimshkurtuar të të arrestuarve Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, nën akuzën për vjedhjen e Thesarit në Bankën e Shqipërisë.

Po në këtë seancë, gjykata ka vendosur ndarjen e çështjes për Klevis Bejtajn, nipin e Ardian Bitrajt. Gjatë kësaj seance, gjykata ka njoftuar për veçimin e padisë civile të Bankës së Shqipërisë, e cila kërkoi kthimin e parave të vjedhura nga ana e të pandehurve. Sipas gjykatës, një çështje e tillë i takon Dhomës Civile. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2015, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori