Gjykatësi nuk justifikon apartamentin 145 mijë euro, ka marrë kredi si i pastrehë
Fatmir
Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të
Kualifikimit.
Hoxha është gjyqtari i pestë i
Kushtetueses që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.
Seanca e sotme nisi me nje apel te kryesueses se seances per mediat dhe te pranishmit e tjere ne salle, per te zbatuar me rigorozitet rregullat e mbledhjes. Gjyqtari ne seance eshte perfaqesuar nga avokati Julian Mertiti.
Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit,
Komisioni i Posaçëm i
Kualifikimit vuri theksin se një pasuri 112 m2 në Tiranë, e cila është blerë në shumën 145 mijë euro.
Sipas këtij
komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës.
Nga gjyqtaret e
Kushtetueses, Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga
Komisioni i Pavarur i
Kualifikimit në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani.
Fatmir
Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kryetar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 2003-2008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.
Shtuar më 07/05/2018,
ora 11:24