Gjykatat e Apelit s'do të kenë anëtar në KLD
Pëlqej
Pas debatesh të shumta, Konferenca Gjyqësiore Kombëtare ka zgjidhur konfliktin mes gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit për anëtarin e pestë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Mbledhja e thirrur për zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të KLD-së u shoqërua me debate pasi gjyqtarët e gjykatave të faktit, kërkuan që katër kandidatë nga këto gjykata të emërohen në KLD.

Ndërkohë gjyqtarët e Apelit, vënë kërkesë që nga pesë kandidatët që do të zgjidhen në KLD, tre të jenë nga gjykatat e Faktit, një nga Apeli dhe një nga Gjykata e Lartë.

Pas debatesh të shumta, me votim është vendosur që pesë anëtarët e rinj të KLD-së të vijnë: katër nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe një nga Gjykata e Lartë.

Rreth 30 kandidatë ishin regjistruar në konkurimin për pesë vendet vakante të KLD-së të mbetura bosh prej kohësh si pasojë e mosfunskionimit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare.

Pas votimit ne Konference, 5 kandidatet qe vinin nga gjykatat e Apelit, jane perjashtuar nga lista e kandidateve.
Shtuar më 15/11/2010, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori