Gjykata zbardh vendimin për Arben Frrokun, i'a dorëzon Prokurorisë
Gjykata e Krimeve të Rënda ka zbardhur sot vendimin e plotë me të cilën ka argumentuar pafajësinë e Arben Frrokut. Pas zbardhjes, ky vendim është dërguar në Prokurori, ku pritet të bëjë edhe apelimin. Vetëm pesë ditë pasi i dha pafajësinë biznesmenit Arben Frroku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, i ka dorëzuar Prokurorisë vendimin e zbardhur dhe CD e regjistrimit të seancës gjyqësore.

Kërkesa për apelimin e vendimit është bazuar në dy dëshmi të rëndësishme, që sipas Prokurorisë vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut.

Dëshmitari i mbrojtur dhe një çift që pretendon se ka parë vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt, janë provat që paraqet akuza, mbi bazën e të cilave Prokuroria kërkon dënimin me “burg përjetë” për Arben Frrokun, i cili la pak ditë më parë qelitë e paraburgimit. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2015, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori