Gjykata vendos 5 vite e 4 muaj burg për Ilir Kupën
Pëlqej
Gjykata vendosi sot 5 vite e 4 muaj burg për Ilir Kupën me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjatë seancës gjyqësore, shqiptari i cili u arratis nga burgu i Trikallas në vitin 2013, është shprehur se armën e mbante nga frika.

Duke folur për arratisjen e tij, ai u shpreh se shteti grek i kishte burgosur padrejtësisht babanë dhe vëllanë. Ilir Kupa u arrestua më 25 Janar 2014 pranë Qafës së Kasharit në Tiranë.
Shtuar më 25/09/2014, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori