Gjykata urdhëron Prokurorinë të hetojë Spitalin Hygeia
Pëlqej
Spitali Hygeia
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
35-vjeçari Oriol Malo nga Korça, për disa muaj rresht i ka kërkuar gjykatës që të shpallte një vendim, përmes së cilës do të urdhërohej prokuroria për hetime ndaj një grupi mjekësh nga Spitali Hygeia në Tiranë.

Pas një përpjekjeje disamujore, i riu nga Korça ia ka arritur qëllimit pasi së fundmi, Gjykata Penale e Tiranës ka udhëruar Prokurorinë e Tiranës të hetojë një dosje të mbyllur prej organit të akuzës, lidhur me padinë e qytetarit Oriol Malo ndaj ekipit të mjekëve të përbërë nga D. Pandashir, A. Kacani, E. Dado dhe N. Caushi nga spitali privat Hygeia, që sipas tij i kishin rrezikuar seriozisht jetën babait të tij.

Sipas deklaratës së Oriol Malos, babai i tij është operuar në spitalin Hygeia në dhjetor të vitit 2010. Në muajin janar, pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale pacienti ka dalë nga spitali, ndërsa pak javë më vonë ai është rikthyer sërish pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku ka qëndruar i shtrirë edhe dy muaj të tjerë në këtë spital por duke parë se po i rrezikohej jeta dhe se shëndeti i tij nuk po përmirësohej, e kanë dërguar të moshuarin për t'a operuar në një spital tjetër ku edhe është shëruar.

Në pretencën e tij, paditësi pretendon se shëndeti i të atit të tij është dëmtuar nga një mjekim i pakujdesshëm i mjekëve të sipërpërmendur të mjekëve të spitalit privat Hygeia.

Në vendimin e saj, Gjykata shprehet se "Nga tërësia e provave, gjatë kryerjes së këtij operacioni është shkaktuar një defekt kirurgjikal, çarja diafragmës nga ana e majtë dhe futja e omentumit dhe likid pleural. Pacienti Riza Malo është mbajtur për rreth dy muaj në spitalin Hygeia. Më pas ai ka dalë nga spitali dhe i është nënshtruar operacionit për here të tretë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Nga ana e organit të prokurorisë duhet të hetohet dhe të sqarohet fakti se përse ka qëndruar i shtruar në spitalin Hygeia shtetasi Riza Malo pas datës 18.1.2011, të bëhet shtesë e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor dhe tu përgjigjen mjekët këtyre pyetjeve, nëse pacienti nuk do të qëndronte në kushte spitalore, demtimi i shëndetit të tij të ndodhur gjatë nderhyrjes kardiokirurgjikale në dt 18.1.2011 në spitalin Hygeia ishte i rrezikshëm për jetën, çarja e diafragmës nga ana e majtë dhe futja e omentumit dhe likid pleural ka shkakuar dëmtim të rëndë të të shëndetit apo e ka rrezikuar jetën e shtetasit Riza Malo".

Vendimi i Gjykatës vjen pasi më parë prokuroria kishte mbyllur hetimin, duke mos e konsideruar padinë e që kishte bërë djali i pacientit Malo. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2012, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian