Gjykata shqyrton "lejet e votimit"
Kanë nisur procesi i gjykimeve të kërkesave për “leje votimi”, njofton pasditen e së martës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 27 kërkesa për leje votimi janë regjistruar deri tani në Gjykatën e Tiranës.

Kërkesat do të priten deri në datën 6 maj 2011 në orën 24.00. Pas kësaj date, nuk do të pranohet asnjë kërkesë.

Neni 55 i kodit zgjedhor, parashikon për qytetarët që nuk kanë emrin në listat përfundimtare të zgjedhësve të shpallura nga KQZ, në respekt të Kushtetutës, kanë të drejtë të kërkojnë nga Gjykata, verifikimin dhe vendosjen e emrit te tyre në lista. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2011, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori